Krasniqi me homazhe në Mejë: Për disa familjarë, ende s’ka ardhur liria

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë homazhe në Mejë të Gjakovës ku ka theksuar se për disa prej familjarëve, liria ende nuk ka ardhur, teksa ka shtuar "se pa u gjetur dhe pa u zbuluar fati i të pagjeturve nuk mund të ketë drejtësi"

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi FOTO:EO

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Lëndina e pikëllimit” në 24-vjetorin e masakrës së Mejës.

Nga aty, Krasniqi tha se pa u gjetur edhe i zhdukuri i fundit, nuk mund të ketë drejtësi. Ai tha se për disa familjarë, liria ende nuk ka ardhur.

“Si çdo 27 prill edhe këtë vit sa herë që vijmë këtu në ‘Lëndinën e Krenarisë’ në Mejë. Nuk ka sesi të kujtojmë këtë rrugëtim të rëndë e tragjik të popullit tonë që sakrifikoi aq shumë për lirinë që e gëzojmë sot dhe padyshim si në çdo ditë tjetër por në mënyrë të veçantë në këtë ditë kur i kujtojmë të pagjeturit, dhimbjen  e pambaruar të familjarëve në radhë të parë por edhe të kombit tonë në përgjithësi”, tha Krasniqi.

“S’ka si të mos mendojmë se nuk është bërë mjaftueshëm. Për disa prej familjarëve, liria ende nuk ka ardhur. Pa u gjetur dhe pa u zbuluar fati i të pagjeturit të fundit nuk mund të ketë drejtësi”, tha tutje Krasniqi, shkruan EO.

Ndryshe, të enjten e 27 prillit shënohet 24-vjetori i masakrës në Mejë të Gjakovës.

Në këtë masakër u vranë 376 persona.

Grumbullimi i djemve dhe burrave në grupe nga mosha 15-60 vjeç filloi në orët e hershme të mëngjesit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika