Krasniqi: Mesazhi dhe pagesa e Kurtit tri ditë para balotazhit, hipokrizi me llogari elektorale
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me shpërndarjen e 100 eurove për studentët, vetëm tri ditë para balotazhit zgjedhor. Sipas Krasniqit, mesazhet dhe pagesat e fundit nga Qeveria nuk janë një ndihmë reale për studentët, por një përpjekje për t’i manipuluar ato në prag […]
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me shpërndarjen e 100 eurove për studentët, vetëm tri ditë para balotazhit zgjedhor.
Sipas Krasniqit, mesazhet dhe pagesat e fundit nga Qeveria nuk janë një ndihmë reale për studentët, por një përpjekje për t’i manipuluar ato në prag të zgjedhjeve.
“Një kryeministër mashtrues që i ka harruar studentët për pesë vite, tani kinse po kujtohet për ta tri ditë para zgjedhjeve – jo për t’i ndihmuar, por duke dashur t’i mashtroj me nga një mesazh propagandistik dhe 100 euro në llogari.















