Krasniqi: Miqësia dhe raportet me SHBA-në janë të pandryshueshme dhe të përhershme

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se fuqizimi i vazhdueshëm i raporteve në mes të Kosovës dhe SHBA-së është vendimtar për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka takuar të mërkurën e 11 janarit këshilltarin e Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet dhe ekipin e tij.

Ndërsa, të enjten ai ka thënë se fuqizimi i vazhdueshëm i raporteve në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është vendimtar për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt.

“Miqësia dhe raportet bilaterale e strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve janë të pandryshueshme dhe të përhershme. Fuqizimi i vazhdueshëm i tyre, në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, është vendimtar për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt”, ka shkruar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika