Krasniqi në 24-vjetorin e Masakrës së Rezallës: E domosdoshme nevoja për të kërkuar ndëshkim për kryesit e këtij krimi

"Për familjarët dhe të mbijetuarit e kësaj masakre dhembja vjen e shtohet, e për Kosovën bëhet edhe më e domosdoshme nevoja për të kërkuar drejtësi dhe ndëshkim për kryesit e këtij krimi çnjerëzor", kështu ka thënë kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, në 24-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në 24-vjetorin e Masakrës së Rezallës ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të varrezave në Rezallë të Skenderajt.

Kreu i PDK-së ka thënë se në këtë masakër forcat serbe vranë e masakruan 98 civilë shqiptarë, djem e burra të paarmatosur, dhe siç është shprehur ai këtë krim e bën edhe më mizor fakti që gati gjysmën e trupave i morën dhe i zhdukën, të cilët në vitin 2014 u gjetën në Rudnicë të Rashkës në Serbi.

“Për të nderuar viktimat e Masakrës së Rezallës, sot me kolegë nga Partia Demokratike e Kosovës bëmë homazhe në Kompleksin Memorial të varrezave në Rezallë, të cilët ranë më 5 prill të vitit 1999, për t’u përjetësuar në historinë e përgjakshme të vendit tonë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Krasniqi ka thënë se për familjarët dhe të mbijetuarit e kësaj masakre dhembja vjen e shtohet, e për Kosovën bëhet edhe më e domosdoshme nevoja për të kërkuar drejtësi dhe ndëshkim për kryesit e këtij krimi çnjerëzor.

Ndryshe, të mërkurën e 5 prillit bëhen 24 vjet nga masakra e Rezallës së Skenderajt, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhduknin.

Një pjesë e trupave u gjendën në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve.

Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj.

Nga masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika