Krasniqi në Bruksel: Vetëm një BE që përfshinë të gjithë Evropën gjeografike mund të përballojë sfidat e sigurisë

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në Kongresin e jashtëzakonshëm të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE) në Bruksel, ku ka mbajtur një fjalim dhe ka propozuar një proces të fazave konkrete për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë në Bashkimin Evropian

Memli Krasniqi, kreu i PDK-së.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi po qëndron për vizitë në Bruksel ku sot ka marrë pjesë dhe ka mbajtur fjalë rasti në Kongresin e jashtëzakonshëm të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE) dhe hapjes zyrtare të fushatës së zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

Kreu i PDK-së ka folur në panelin e organizuar me temën “Formësimi i së ardhmes së Evropës: autonomia strategjike, zgjerimi dhe reforma evropiane”.

Gjatë këtij diskutimi, duke rithkesuar nevojën e rifuqizimit të besimit të ndërsjellë mes shteteve kandidate dhe BE-së, lideri i PDK-së  propozoi që procesi i anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, por edhe i Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë, të shtrohet në disa faza konkrete, të prekshme dhe të vazhdueshme.

“Shtetet kandidate për anëtarësim në BE kanë nevojë të shohin progresin dhe rezultatet e angazhimit të tyre në rrugën e integrimit – jo të presin vetëm fundin e tërë procesit për t’u njoftuar me epilogun. Vetëm një Bashkim Evropian që përfshinë të gjithë Evropën gjeografike do të garantojë një Evropë që është në gjendje të përballojë sfidat e sigurisë me të cilat po përballet. Kosova është e gatshme të mbajë pjesën e saj të përgjegjësisë, si vendi më pro BE-së, e përkushtuar ndaj të njëjtave vlera dhe parime”, ka shkruar ai në Facebook.

“Bashkimi Evropian, një dhe i bashkuar, është përgjigje ndaj kërcënimeve nga jashtë por edhe nga brenda rajonit tonë. Kosova, respektivisht Ballkani Perëndimor, i anëtarësuar në BE, do të mbyllte përgjithmonë derën për ideologjitë dhe ndikimet e tjera në vendet e rajonit”, ka shkruar tutje Krasniqi.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika