Krasniqi: Në Kaçanik filluam zgjedhjet e Rinisë Demokratike të Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës, ka nisur zgjedhjet e rinisë, kryetari i partisë në fjalë, Memli Krasniqi, ka thënë se zëri i të rinjve nuk do heshtet kurrë, dhe sipas tij, adresa është PDK-ja

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në Kaçanik ka hapur zgjedhjet e RDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se partia e tij këtë të shtune ka filluar zgjedhjet në Rininë Demokratike të Kosovës.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se zgjedhjet kanë nisur në Komunën e Kaçanikut, e ky vend sipas tij, nuk është rastësi.

“Sot, në Kaçanik, shënuam një moment të rëndësishëm në jetën tonë partiake – fillimin e zgjedhjeve në Rininë Demokratike të Kosovës.E nisëm me Kaçanikun, jo sepse është në kufi të hartës së Kosovës, por sepse është në fillim të një rruge që do shtrihet gjithandej vendit”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

I pari i PDK-së, ka thënë se nga kjo komunë, po e nisin një frymë zërash të të rinjve e të rejave, që do të shpërndahet në çdo lagje, fshat e qytet.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në Kaçanik ka hapur zgjedhjet e RDK-së

Po ashtu, ai ka treguar se Kushtrim Dema, është zgjedhur këtë të enjte, kryetari i ri i RDK-së në Kaçanik.

“Zëri i Kushtrimit, bashkë me të shokëve dhe shoqeve të tij do të dëgjohet. Jo vetëm brenda PDK-së, por gjithandej nëpër Kosovë”, është shprehur Krasniqi.

Ndërkaq, Krasniqi ka shtuar se me aktivistët e rinj, Kosovën do ta kthejnë në vend të ëndrrave të tyre, ku zëri i të rinjve sipas tij, nuk do heshtet kurrë, “sepse të rinjtë kanë zë e zëri i tyre e ka një adresë, Partinë Demokratike të Kosovës”.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika