Krasniqi nga Prekazi: Sot duhet t’i ripërsërisim zotimet tona për t’i shërbyer Kosovës ndershëm e drejt

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, së bashku më bashkëpartiakë kanë bërë homazhe te varrezat e Jasharëve në Prekaz, në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Krasniqi ka thënë se në këtë ditë të përvjetorit të Pavarësisë përkujtohen të gjithë të rënët për lirinë e popullit të Kosovës.

Ai me këtë rast ka uruar edhe ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

“Për të shfaqur edhe njëherë Respektin dhe përuljen para sakrificës sublime të Jasharëve dhe për të uruar dhe përkujtuar të gjithë të rënët për lirinë e popullit tonë. Në këtë moment, po ashtu, dëshirojë t’i uroj të gjithë ushtarët e UÇK e në mënyrën më të veçantë t’i rojë për këtë ditë të Pavarësisë udhëheqësit e UÇK që po mbahen padrejtësisht në Hagë, presidentin Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli e Krasniqi, ish-deputetin Selimi e ish-bashkëluftëtaret e tyre. Kjo është dita ku besoj se secili prej nesh duhet të ripërkushtohet dhe t’i ripërsërisë zotimet tona për t’i shërbyer Kosovës ndershëm e drejtë, për të punuar për një të ardhme më të mirë për secilin qytetarë të Kosovës. Gëzuar 16-vjetori i Pavarësisë të gjithëve e paqmi Kosovën përjetë”, ka thënë Krasniqi.

May be an image of 7 people and the Tomb of the Unknown Soldier

Ndryshe, sot bëhen 16 vjet qëkur Kosova u shpall shtet i pavarur. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008, në ora 15:39, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika