Krasniqi: Nuk do ta bëj akt nënligjor draftin e Asociacionit

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se si ministër nuk do ta dekretojë si akt nënligjor draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se drafti i Asociacionit nuk do të dekretohet si akt nënligjor për t’u dërguar më pas në Gjykatën Kushtetuese.

“[Si ministër a e bën akt nën-ligjor draftin e Asociacionit për me dërgu më pas në Gjykatë Kushtetuese], Jo… Unë ju them me përgjegjësi të plotë se nuk besoj në instrumente njëetnike, Kosova është shtet multietnik dhe çdo instrument njëetnik do të ishte në kundërshtim me frymën kushtetuese të Kosovës”, ka shtuar ministri Krasniqi.

Nëse do të themelohet një Asociacion i komunave me shumicë serbe në Kosovë, Krasniqi ka deklaruar se ligji për qeverisje lokale parashikon format e bashkëpunimit të komunave nëpërmjet Asociacioneve sikur ai i Komunave të Kosovës.

Ministri Krasniqi në Debat Plus ka përmendur se katër komunat e veriut dërguan kërkesa për t’u bërë pjesë e këtij Asociacioni, duke përmendur se njëra prej tyre është pranuar ndërsa të tjera janë ende në proces.

“Ligji për qeverisje lokale parasheh format e bashkëpunimit të komunave njëra ndër to është edhe bashkimi i komunave në Asociacione, unë mund të flas për këtë Asociacion, ne kemi një Asociacion, është Asociacioni i Komunave të Kosovës, ku tash së fundmi edhe katër komunat e veriut të vendit dërgojnë kërkesën për t’u bërë anëtare, njëra është pranuar tjerat janë në proces nuk e di pse nuk është bërë formale pjesëmarrja e tyre në këtë Asociacion. Por ligji për qeverisje lokale e parasheh këtë formë të Asociacionit unë mund të flasë për këtë”, ak thënë Krasniqi në Debat Plus.

Gjithashtu, ai ka theksuar se të gjitha marrëveshjet në kuadër të dialogut me Serbinë duhet të diskutohen në një paketë, duke mos e ndarë çështjen e Asociacionit nga marrëveshjet tjera.

“Kemi një marrëveshje bazë të Brukselit dhe kemi Aneksin në Ohër, edhe tash mund të flasim për të gjitha në pako dhe nuk është ideja të nxjerrim njërën dhe të flasim për atë, si Kosovë jemi të dakordancës të deklarimit të ministrit për marrëveshjen bazë të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit. Unë besoj se deklarimet e fundit të [zëdhënësi i BE-së] Peter Stano për Asociacionin pse duhet të nxjerrët njëra nga ajo pako e marrëveshjeve dhe të mos flasim për të gjitha marrëveshjet”, ka deklaruar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika