Krasniqi: Orientimi pro-perëndimor dhe euro-atlantik, janë vlera që i ndajnë Kosova dhe Ukraina

"Sot dhe çdo ditë tjetër, deri në fitore, ne do të qëndrojmë me popullin ukrainas – sepse errësira që nxitë autokracinë nuk krahasohet me flakën e lirisë që ndriçon shpirtrat e njerëzve të lirë kudo"

Krasniqi: Orientimi pro-perëndimor dhe euro-atlantik, janë vlera që i ndajnë Kosova dhe Ukraina

I pari PDK-së, Memli Krasniqi, në 32 vjetorin e Pavrësisë së Ukrainës ka thënë se “guximi dhe vetëmohimi i popullit ukrainas për liri, në një luftë të pabarabartë dhe të paprovokuar, kanë dëshmuar se kjo festë nuk i përket së kaluarës”.

Më tej, Krasniqi ka thënë se orientimi pro-përndimor dhe euro-atlanitk janë vlera që i ndajnë Kosova dhe Ukraina.

“Guximi dhe vetëmohimi i popullit ukrainas për liri, në një luftë të pabarabartë dhe të paprovokuar, kanë dëshmuar se kjo festë nuk i përket së kaluarës, por është një qëndrim i zëshëm dhe krenar se Ukraina, ka qenë, është dhe do të mbetet një shtet sovran dhe i pavarur.  Sot dhe çdo ditë tjetër, deri në fitore, ne do të qëndrojmë me popullin ukrainas – sepse errësira që nxitë autokracinë nuk krahasohet me flakën e lirisë që ndriçon shpirtrat e njerëzve të lirë kudo. Dëshmi për këtë është vetë historia e Kosovës. Orientimi pro-perëndimor dhe euro-atlantik, përtej sfidave të kohës, janë vlera që i ndajnë me krenari sot Kosova dhe Ukraina.  Slava Ukraini”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Gjithashtu, Krasniq ka bërë të ditur se për të shënuar 32 vjetorin e pavarësië së Ukrainës ka marrë pjesë në ë evenimentin e organizuar nga ambasadorët e QUINT-it, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika