Krasniqi pas takimit me Escobar-in: Partneriteti ynë është i paalternativë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se të mërkurën në rezidencën e ambasadorit Hovenier ka zhvilluar një darkë pune me Gabriel Escobar- in

Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në rezidencën e ambasadorit Hovenier ka zhvilluar një darkë pune me të dërguarin e  SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Komunikimi me aleatët strategjikë, është jo vetëm i mirëseardhur dhe i frytshëm, por edhe i domosdoshëm për t’i avancuar interesat e Kosovës,” shkruan Krasniqi.

Ai është shprehur se kanë shkëmbyer qëndrimet për zhvillimet aktuale politike në vend dhe vizionin për një të ardhme më prosperuese për popullin dhe shtetin.

Sipas tij, Kosova çdo sukses e ka arritur së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kosova, çdo fitore dhe çdo sukses në rrugën e çlirimit, pavarësisë dhe shtetndërtimit e ka arritur me SHBA-të, prandaj, partneriteti ynë është i paalternativë edhe në rrugën e së ardhmes drejt integrimit euro-atlantik.”

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika