Krasniqi pas takimit me Lajçak: Marrëveshjen aktuale PDK s’e voton

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ajo që ka Kosova tani është një marrëveshje e përkohshme jo me njohje reciproke por me Asociacionin në qendër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se gjatë takimit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka njoftuar se partia e tij nuk do ta votojë marrëveshjen aktuale për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Krasniqi, gjatë konferencës për media, ka thënë se marrëveshja me Serbinë pa njohje reciproke nuk i jep fund konfliktit të ngrirë, dhe si e tillë, është e papranueshme për këtë palë.

Se kjo marrëveshje nuk ka njohje, Krasniqi e bën fajtor kryesor kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka thënë se dy vitet e fundit nuk ka arritur ta bindë bashkësinë ndërkombëtare se marrëveshja përfundimtare duhet të përfshijë njohje reciproke.

“Biseduam me theks të veçantë për procesin e dialogut dhe për marrëveshjen e propozuar. Ia shpreha qëndrimin e PDK-së rezervat që i kemi sa i përket marrëveshjes. Ne kemi qenë mbështetës të procesit të dialogut në vazhdimësi, duke pritur përfundim me njohje finale të ndërsjellët. Ajo që kemi sot në tavolinë është marrëveshje e përkohshme me Asociacionin në qendër, padyshim s’mund të flasim për produktin pa folur për rrugën si kemi arritur këtu”, ka thënë Krasniqi.

“Përgjegjësia e kryeministrit Kurti është direkte sepse ai për dy vite ka humbur mundësinë të bindë mbështetësit tanë që të arrihet marrëveshja finale dhe njohja e ndërsjellët që ka qenë qëllimi kryesor. Sot nuk kemi marrëveshje finale, sot kemi një marrëveshje të përkohshme, kemi Asociacionin të cilin ne nuk e votojmë. E kundërshtoj sepse ai duhet të jetë me Kushtetutën e Kosovës”, ka vijuar ai.

Kreu i PDK-së ka deklaruar se nuk do ta përkrahin në Kuvend kur vjen për ratifikim.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika