Krasniqi pas takimit me Osmanin: Nuk ka risi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani për të diskutuar për zgjidhjen e ngërçit politik, ka deklaruar se situata mbetet e njëjtë, por takimi duhet të shihet si një përpjekje shtesë për të gjetur rrugëdalje.

“Situata është e njëjtë. Duhet ta shohim këtë takim si një hap para, një përpjekje shtesë edhe nga ana e involvimit të presidentes në këtë temë…Kërkova që kryetari i VV-së ta ndryshojë kandidatin. Të vijë me një propozim që e merr shumicën parlamentare. Nuk pres të ndodhë ky ndryshim, nga ana e Kurtit”, ka deklaruar Krasniqi.

“Kam propozuar që presidentja, në zbatim të përgjegjësive që i ka për të garantuar funksionimin kushtetues të institucioneve, që në një moment kur ajo e vlerëson të nevojshme, t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, qoftë me një pyetje apo përmes dërgimit të një lënde në Kushtetuese për gjithë procesin zgjedhor. Ne kemi një problem politik. Nuk besoj që ka dalë tym i bardhë”, ka njoftuar Krasniqi.

Ai ka shtuar se kriza nuk është procedurale, por politike, dhe kërkon zgjidhje politike.

“Nëse kjo qasje autoritare vazhdon, do të bëjmë çmos për të gjetur zgjidhje. Të gjitha zhvillimet në Kuvend mund t’i çojmë në Kushtetuese”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika