Krasniqi pas vrasjes së 63-vjeçares: Koha për veprime konkrete institucionale për parandalimin e dhunës në familje

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se lajmi për vrasjen e gruas nga bashkëshorti i saj është tragjik, gjersa ka theksuar, "është koha jo vetëm për strategji të mirëfillta, por edhe për veprime konkrete institucionale për parandalimin e dhunës në familje"

Memli Krasniqi- kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.





Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar për vrasjen e rëndë në Prishtinë duke thënë se është tragjik lajmi për vrasjen e arsimtares, Sadije Godeni në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është koha jo vetëm për strategji të mirëfillta, por edhe për veprime konkrete institucionale për parandalimin e dhunës në familje.

“Një punonjëse e përkushtuar e arsimit, e cila tërë jetën ia kishte dedikuar edukimit të shumë brezave. Fatkeqësisht, pak para pensionimit të saj, ajo sot ishte viktimë e dhunës në familje, fenomen që po përsëritet pa pushim në vendin tonë”, ka shkruar ai.

Krasniqi i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerës, kolegëve dhe miqve të saj.

“Koha është jo vetëm për strategji të mirëfillta, por edhe për veprime konkrete institucionale për parandalimin e dhunës në familje. Ky duhet të jetë prioritet i shoqërisë dhe shtetit tonë – për të cilin duhet të reagohet urgjentisht. Familjes së arsimtares Sadije, kolegëve e miqve të saj, u shpreh ngushëllimet më të thella”, ka vijuar ai.

Pas lajmit për një vrasje në Prishtinë, të cilën Policia e Kosovës e ka cilësuar si të rëndë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me detaje tronditëse.

Në komunikatën e tyre thuhet se burri me inicialet I.G i cili u vetëdorëzua në polici, dyshohet se me sëpatë e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij.

Prokuroria ka bërë të ditur se burri është ndaluar nën dyshimet për vrasje të rëndë.

“Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

“Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, bashkë me njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë ndërmarrë veprimet hetimore, si dhe në vendin e ngjarjes është sekuestruar sëpata me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion trupi i pajetë”, vijon njoftimi.

Sipas prokurorisë, ende nuk dihen motivet e vrasjes, derisa kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Aktualisht, nga hetimet fillestare nuk dihet motivi i kryerjes së këtij akti, derisa Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, si dhe në koordinim me policinë do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore për t’i sqaruar në plotëni rrethanat e këtij rasti”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, mësohet se viktima kishte qenë më herët me profesion mësuese.

Prokuroria jep detaje, dyshohet se burri e vrau gruan e tij me sëpatë





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika