Krasniqi: PDK bëhet anëtare me të drejta të plota në ALDE
“PDK bëhet anëtare me të drejta të plota në ALDE”, kështu ka njoftuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Më tej ai, ka sqaruar se për të arritur deri të anëtarësimi kanë bërë shumë lobime. “Në mbledhjen e dytë vjetore të Këshillit të Partisë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE), të […]





“PDK bëhet anëtare me të drejta të plota në ALDE”, kështu ka njoftuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Më tej ai, ka sqaruar se për të arritur deri të anëtarësimi kanë bërë shumë lobime.
“Në mbledhjen e dytë vjetore të Këshillit të Partisë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE), të mbajtur në Bratisllavë të Sllovakisë, Partia Demokratike e Kosovës është pranuar si anëtare me të drejta të plota e kësaj partie pan-evropiane”.
“ALDE është grupacioni më i madh politik i partive të liberale të Evropës. Parimet themelore liberale të lirisë, demokracisë, shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut, tolerancës dhe solidaritetit – janë vlerat që promovojnë partitë politike që qëndrojnë nën ombrellën e ALDE-s, e të cilat i kemi si mision për t’i zbatuar edhe në Kosovë”, ka njoftuar Krasniqi.
Sipas, Krasniq-it, Reformat e brendshme të PDK-së janë Vlerësuar edhe ka theksuar se “ky është një hap i madh drejt përbrendësimit të vlerave evropiane”.
Shoqëria e Kosovare është fuqizuar pas vizionit të PDK-së, ku i ka hapur mundësit për gjithë duke nisur nga për përfaqësim gjinor në të gjitha strukturat dhe nivelet e vendimmarrjes në mënyrë të barabartë 50/50, edhe sipas Krasniqi me rini të fuqizuar dhe aktive, si dhe e integruar në rrjetin e partive liberale evropiane, është plotësisht në funksion të forcimit dhe demokratizimittë Kosovës.
Krasniqi ka përfunduar duke i uruar të gjithë anëtarëve e aktivistëve PDK-së, “na priftë e mbara bashkë”.




















