Krasniqi për çështjen e VisaMetric: Shumica e kanë ditur se po u vjedhen paratë

Gazetari Vullnet Krasniqi ka thënë se mbetet pikëlluese fakti që qytetarët po paguanin pagesë shtesë për ta pranuar pasaportën nga VisaMetric, gjersa e dinin se po u vjedheshin paratë.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, sipas Krasniqit, pavarësisht se e dinin, qytetarët po e bënin për të mos i humbur terminet.

“Fillimisht e kam parë vendimin e publikuar nga avokati, ka pasur një rresht ku shkruan, përpos se i jep të drejtë zotit avokat, aty shkruan se është e paligjshme të bëhet edhe për të tjerët, edhe unë e pashë që opsioni është akoma, e thirra kameramanin nesër në ora 8;00, i shkova te dera. Aty filloi gjithçka. Aty i takova njerëzit, i pyeta njerëzit që akoma janë duke paguar. Për mua ka qenë shumë pikëlluese fakti që shumica e njerëzve e kanë ditur që nuk kanë nevojë me pagu, e kanë ditur që është e kundërligjshme, e kanë ditur se janë duke i vjedhur, por e kanë bërë pagesën për të mos humbur terminin…”.

Për muaj të tërë, VisaMetric ka detyruar qytetarët e Kosovës që të paguajnë shumën prej 30 eurosh për dorëzimin e pasaportës nga lokacioni i kësaj kompanie e deri te shtëpitë e tyre.

Tashmë, Prokuroria Themelore në Prishtinës ka nisur hetimet.

Shija e redaktorit

Panairi i 23-të i Librit: Triumfi i fjalëve të shkruara

Me moton 'Libri triumfon', më 6 qershor pritet të hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit, i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve...

“Dance the Night” e Dua Lipës zgjidhet si kënga e...

Kënga “Dance the Night” e këngëtares me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa ka kryesuar sondazhin e ri muzikor të kësaj jave. Fansat e muzikës votuan...

Policia heton incidentet në veri të Kosovës

Protestat janë duke vazhduar në tri komunat e veriut të vendit - Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Policia e Kosovës ka njoftuar se situata...

Të fundit nga rubrika