Krasniqi për fitoren e Argjentinës: Botërori 2022 kishte rezervuar një finale të ëndrrave për të gjithë ne

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi për fitoren e Argjentinës ka thënë se Botërori 2022 kishte rezervuar "një finale të ëndrrave për të gjithë ne, e veçanërisht për futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave"

Memli Krasniqi- kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar fitoren e Argjentinës, e cila u bë Kampione e Botës për herë të tretë.

Krasniqi ka thënë se Botërori 2022 kishte rezervuar “një finale të ëndrrave për të gjithë ne, e veçanërisht për futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave”.

“Ka qenë privilegj të jetojmë në epokën e Messit dhe të përjetojmë magjinë e tij. Sot, kurora në kokën e tij është e pakontestueshme”, ka shkruar më tej kreu i PDK-së.

Përfaqësuesja e Argjentinës ka fituar ndaj Francës nga penalltitë në finalen e kampionatit Botëror, kështu duke u bërë Kampione Botës.

Golat për Francën i shënoi Kylain Mbappe, gjithsej, tri, ndërsa për Argjentinën shënuan Lionel Messi nga penalltia në minutën e 23-të, pastaj Di Maria në minutën e 36-të, dhe përsëri Messi në minutën e 108-të.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika