Krasniqi për gala koncertin në Marinë: Kumboi refreni i përjetshëm i lirisë

"Mbrëmë kumboi refreni i përjetshëm i lirisë, një dëshmi e guximit dhe shpirtit të paepur njerëzor që nuk njeh kufi.Derisa i dhamë lamtumirën natës, ishte mëse e natyrshme t’ia rikujtojmë vetes se e kemi për obligim që të mbartim pishtarin e lirisë të ndezur në zemrat tona, të vetëdijshëm se udhëtimi ynë është larg përfundimit. Në fakt, udhëtimi ynë për të realizuar ëndrrat dhe amanetin e dëshmorëve tanë, është ende në fillim", kështu u shpreh kreu i PDK-së, Memli Krasniqi për pjesëmarrjen e tij në gala koncertin e organizuar për nder të 25 vjetorit të Çlirimit në Marinë të Skenderajit

Të hënën [dje] më 10 qershor, në Marinë të Skenderajt, është mbajtur gala koncert për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Prezent në Gala Koncertin e mbajtur ka qenë edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Memli Krasniqi dhe bashkëshortet e ish-krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen e gjykohen në Hagë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës si dhe të tjerë.

Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se historia e lavdishme dhe ëndrra e së ardhmes u bënë bashkë me simfoni nderimi, kujtimi dhe feste.

“Emocione ishin të shumta”, tha Krasniqi për pjesëmarrjen e tij në gala koncert.

“Nuk kishin si të mungonin, megjithëse padrejtësisht të zbrazëta, karriget e rezervuara pranë bashkëshorteve të tyre, për heronjët tanë të luftës dhe paqes – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Në atë hapësirë të shenjtë, mbrëmë kumboi refreni i përjetshëm i lirisë, një dëshmi e guximit dhe shpirtit të paepur njerëzor që nuk njeh kufi”, shkroi Krasniqi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika