Krasniqi për koeficientin e pagave: Është thirrje për ikje nga Kosova

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka kritikuar në një postim në Facebook vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e koeficientit të pagave në vlerë prej 105 eurove. Krasniqi ka theksuar se ky vendim cenon mirëqenien e qytetarëve e si pasojë mund të nxisë largimin e qytetarëve nga Kosova.

Ai e  ka quajtur një goditje të afatgjatë për qytetarët e Republikës së Kosovës që punojnë në sektorin publik dhe e ka cilësuar si manipulim dhe lojë fjalësh.

“Për më tepër, ky vendim është thirrje për rritje të numrit të atyre qytetarëve që dëshirojnë të largohen nga vendi dhe, rrjedhimisht, përcaktim për dëmtimin e ekonomisë dhe funksionalitetit të shtetit tonë”, ka vlerësuar Krasniqi.

“Të gjithë, pa përjashtim, kanë merituar më shumë se sa kjo Qeveri u ka ofruar. Ky vendim, në krahasim me krizën ekonomike dhe inflacionin e madh, nuk u plotëson as për së afërmi nevojat dhe kërkesat e qytetarëve”, ka shtuar ai.

Në fund, Krasniqi ka thënë se Kryeministri Albin Kurti i ka rritur pagën e vet në 1785 euro, edhe i ka kujtuar deklaratën e këtij të fundit  kur kishte deklaruar në vitin 2018 “se të rrisësh pagën vetes është hajni dhe vjedhje”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika