Krasniqi për Kurtin: Është duke i shtyrë marrëveshjet e dëmshme për të cilat kanë vdekur njerëz
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, “në mungesë të planit për ta zgjidhur çështjen me Serbinë, iu ka dhënë legjitimet të plotë marrëveshjeve që për mua janë të dëmshme siç është Asociacioni etj., e për të cilat në këtë vend është protestuar, janë burgosur njerëz dhe kanë vdekur njerëz kundër këtyre marrëveshjeve që Kurti është duke […]





Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, “në mungesë të planit për ta zgjidhur çështjen me Serbinë, iu ka dhënë legjitimet të plotë marrëveshjeve që për mua janë të dëmshme siç është Asociacioni etj., e për të cilat në këtë vend është protestuar, janë burgosur njerëz dhe kanë vdekur njerëz kundër këtyre marrëveshjeve që Kurti është duke insistuar se duhet të zbatohen”, ka thënë anëtari i Partisë Socialdemokratike, Frashër Krasniqi.
Krasniqi, ka folur për qeverisjen e Kryeministrit Kurti, ku ka thënë se ai e kishte marrë pushtetin për të ndryshuar gjërat në Kosovë.
“Kurti është duke thirrur që të zbatohen marrëveshjet me reciprocitet, për marrëveshjen që i njeh dokumentet e strukturave paralel që veriun e trajton si të veçantë, marrëveshja për asociacionin që i krijojnë bazat për autonomin e Serbisë brenda Kosovës”, ka thënë Krasniqi duke shtuar se ai kishte besuar që Kurti, do t’i anulonte të gjitha këto marrëveshje kur të vijë në pushtetë.
Sipas tij, PSD-ja kishte parashikuar sesi mundë të ishte Kurti ende pa qenë në pushtet ku sipas tyre ka qenë e ditur se Kurti nuk ka asnjë projekt për ta zgjedhur problemin me Serbinë.
“I pari qeverisë i ka thënë se ai nuk do të bëjë asnjë kompromise me Serbinë, pro ne i kemi treguar Kurti se nëse ai niset më këtë qasje ai në fund do ta bëjë kompromisin”, ka deklaruar Krasniqi.
Krasniqi ka treguar se qëllim i kryeministrit Kurti kishte qenë që ai të tregohet më ndryshe nga politikanët e tjerë ku sipas tij Kurti, kishte pretenduar si ai do t’i bënte më mirë.
“Kurti thotë se për të dialogu është prioriteti i nëntë dhe ta krijoni bindje se ai do të merret vetëm me tema sociale, ekonomie e çështje të rëndësishme”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka thënë se nuk arrihet asgjë me vendime të pamatura për tu treguar më ndryshe se të tjerët sepse “Kurti e ka ndalur referendumin por nuk ka kurrë farë sovraniteti më shumë se sa që ke pasur në të kaluarën në Veri të Kosovës”.
Krasniqi ka thënë se Kurti nuk ka mundësi që t’i mbrojë qytetarët e Komunitetit Serb që janë besnik ndaj Republikës së Kosovës nga strukturat paralele dhe sipas tij Kurti ka tentuar që ta shtrijë sovranitetin në veri të Kosovës por nuk është duke e realizuar as nga afër atë që ka pretenduar.
“Kurti e ka dërguar Policën e Kosovës për të krijuar imazhin se është duke e shtrirë sovranitetin por i ka tërhequr brenda natës”, ka përfunduar ai.




















