Krasniqi për Kurtin, Konjufcën dhe Bislimin: Janë mashtrues, gënjyen për Asociacionin

Sipas Frashër Krasniqit, kryeministri Kurti i ka ndërruar qëndrimet, madje ai sipas tij të gjitha ato që ka thënë që nuk duhet bërë, të gjitha ato për të cilat i ka kundërshtuar, po sa ka ardhur pozitë është duke i bërë

Anëtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, i ka quajtur mashtrues kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, dhe zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi.

Krasniqi në Five në RTV Dukagjini i ka dhënë arsyet për secilin veç e veç, ku për Kurtin tha se vazhdimisht i ka ndërruar qëndrimet, dhe se asnjë prej tyre se ka mbajtur deri në fund.

“I pari mashtruesi më i madh, është Albin Kurti, i cili që në fillim pati deklaru që nuk shkojnë në dialog pa i plotësu Serbia 4 kushte, pastaj i pati vendos 4 parime tjera që hoqi dorë, pastaj tha që dialogu nuk është prioritet i imi. Pastaj vazhdoi duke thënë se Asociacion do të ketë por me 6 kushte, ato 6 kushtet u shkrinë dhe nuk përmenden, në fund tha nuk ka Asociacion por vetëmenaxhim, për të ardhur në fund duke thënë se ka Asociacion”, ka thënë ai.

Për Besnik Bislimin, ai e përmendi deklaratën ku kishte thënë se vetëm nëse diskutohej për Asociacionin, ai nuk do të ishte më pjesë e dialogut.

“Mashtruesi tjetër është Besnik Bislimi, që pati deklaru që nëse Asociacioni vetëm nëse diskutohet, ai nuk do të jetë më pjesë e dialogut. Në ditën që Qeveria diskuton për Asociacionin qoftë me kompetenca ekzekutive qoftë pa to, ai thoshte që nuk do të jem aty”, ka thënë ai.

Edhe Konjufca sipas tij i ka ndërruar qëndrimet, teksa përmendi deklaratën e tij ku kishte thënë se nuk do të ketë Asociacion as me kompetenca ekzekutive as pa to.

“Mashtruesi i tretë është Glauk Konjufca, i cili thoshte nuk do të ketë Asociacion as me kompetenca ekzekutive as pa. Ky ka qenë diskursi i VV-së, diskurs mashtrues”, tha ai.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika