Krasniqi për lajmin e vdekjes së Shqipe Bajçinca-Brestovci: Përshkushtimi i saj për gratë në sport ishte mision

Gjatë ditës së dielë, ka ndërruar jetë profesoresha e Fakultetit të Edukatës Fizike, Shqipe Bajçinca – Brestovci. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bashkëndjerë dhimbjen për humbjen e saj

Memli Krasniqi, kreu i PDK-së.

Gjatë ditës së dielë ka ndërruar jetë profesoresha e Fakultetit të Edukatës Fizike, Shqipe Bajçinca – Brestovci.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Shqipja ishte inspirim për studentët dhe profesionistët.

“Me dhembje të madhe mora lajmin për vdekjen e ish-sportistes dhe punëtores së madhe sportive, mikes dhe profesoreshës Shqipe Bajçinca – Brestovci,” shkruan Krasniqi

Sipas Krasniqit gjatë një jete përplot vullnet, suksese e kontribut të jashtëzakonshëm në sport, Shqipja edukoi dhe inspiroi studentë, sportistë e profesionistë të shumtë në frymën sportive.

“Kisha nderin që për një periudhë të punojmë bashkë në shërbim të fuqizimit të Komitetit Olimpik të Kosovës. Përkushtimi i saj për ngritjen dhe fuqizimin e vajzave dhe grave në sport, e veçanërisht në sportin e hendbollit, ishte më shumë sesa punë për të: ishte thirrje – ishte mision,” ka shkruar ai.

Pa dyshim, Krasniqi thotë se ikja saj e hershme nga kjo botë është një goditje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për tërë komunitetin sportiv të vendit tonë.

“Ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe kolegëve, si dhe Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe Komitetit Olimpik të Kosovës,” përfundoi Krasniqi.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika