Krasniqi për marrëveshjen: Qeveria është kontradiktore

Albert Krasniqi ka thënë se qeveria e Kosovës është kontradiktore, dhe nëpërmjet kësaj marrëveshje pjesa veriore e Kosovës po trajtohet ndryshe nga pjesa tjetër e saj

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus

Albert krasniqi nga Demokracia Plus, sqaruar se si  kryeministri Albin Kurti ka ndryshuar qëndrimi duke thënë se bashkësia ndërkombëtare e kishte pasur një frik nga Kurti se do të këtë një qëndrim destruktive ne dialogu siç kishte propaganduar ky i fundi sa kishte qenë në opozitë.

Progresi në dialogë për të është shenje e mirë, për Albert Krasniqin  ku ka thënë se kryeministri  Albin Kurti për ta bërë këtë gjë kishte qenë para një situate ku ishte detyruar që të reflektonte ose në të kundërt do të sfidohej pozita e tij.

“Qeveria është kontradiktore sepse zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kishte thënë ‘ nuk e kemi ndryshuar as presjen në marrëveshjen e 2013-5’ ndërsa këndej thotë “së është një marrëveshje e mirë për shkak se i kemi hequr ose shtuar disa element’  në këtë udhërrëfyes nuk përmendet se çfarë paska hequr” ka thënë Krasniqi në Debat Plus në RTV Dukagjini më Ermal Pandurin.

Tutje ai ka thënë se  më udhërrëfyesin  nuk janë shfuqizuar marrëveshjet e kaluar por vetëm e tregohet se si të zbatohen ato.

“Veriun po e trajtomë ndryshe nga pjesa tjetër e Kosovës dhe kjo marrëveshje e arrijnë atë” ka shtuar ai.

Serbia e ka arritur qëllimin e saj, nëpërmjet kësaj marrëveshje sipas Krasniqit.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika