Krasniqi për Qeverinë Kurti: Nuk po u ndalen skandalet e hajnisë

"Korrupsioni masiv i qeverisë Kurti u konfirmua sot, pasi prokuroria nis hetimet për faljen ilegale të borxheve për ambalazhuesit e ujit"

Rrezarta Krasniqi, deputete e LDK-së. Emisioni FIVE, 29 shkurt 2024.

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se korrupsioni masiv i Qeverisë Kurti u konfirmua pasi prokuroria ka nisur hetimet për faljen “ilegale” të borxheve për ambalazhuesit e ujit.

Sipas saj, Qeverisë Kurti s’po u ndalen skandalet e hajnisë, teksa thekson se as “12 katet e Dubravës” s’do të kryejnë punë.

“Korrupsioni masiv i qeverisë Kurti u konfirmua sot pasi prokuroria nis hetimet për faljen ilegale të borxheve për ambalazhuesit e ujit. Këta që vodhën në rezerva shtetërore, që vodhën në KEK, me Nagipin e me pare të Serbisë me Martinin, nuk po u ndalen skandalet e hajnisë. Sot, prokuroria nisi hetimet pas publikimeve të ‘Albanian Post’ lidhur me skandalin e faljes së borxheve për ambalazhuesit e ujit.

Qeverisë së skandaleve dhe korrupsionit të udhëhequr nga Albin Kurti nuk i kryejnë punë as “12 katët e Dubravës”, sepse kanë edhe më shumë njerëz që duhet të burgosen se që “12 katët” kanë vend. Hajnat e ambalazhuesve të ujit në burg”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika