Krasniqi për vendimin e MINT-it: I papranueshëm, i paligjshëm dhe kundër secilës vlerë demokratike

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, vendimin e fundit të MINT-it për mendiumin Klan Kosova e ka cilësuar si "të paligjshëm" e "të papranueshëm"

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar lidhur me vendimin e fundit të MINT-it për mendiumin Klan Kosova.

“Vendimi i Qeverisë për ta mbyllur Klan Kosovën, duke i marrë çertifikatën e biznesit, është i papranueshëm, i rrezikshëm, i paligjshëm dhe kundër secilës vlerë demokratike, mbi të cilat është ngritur shteti ynë”, ka shkruar Krasnqii.

Krasniqi ka thënë se Qeveria “e ka humbur rrugën”.

Kreu i partisë opozitare ka shtuar se “nga panika, çdo ditë e më shumë po zhytet në llumin e vendimeve ta padinjitetshme dhe me tendenca diktatoriale”.

Ai ka shtuar tutje se sot jemi të gjithë në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe medias së lirë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë sot vendim për refuzimin e ankesës së Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova sh.p.k.”.

Kështu, ky Komision ka konstatuar se ARBK-ja “në shkallën e parë, ka vendosur në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës sh.p.k.”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika