Krasniqi përkujton 24-vjetorin e masakrës në Sllovi të Lipjanit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës në Sllovi të Lipjanit, ku 45 civilë shiptarë u masakruan nga forcat serbe

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës në Sllovi të Lipjanit, ku 45 civilë shiptarë u masakruan nga forcat serbe.

“Me dhembje kujtojmë 45 civilë shqiptarë, të cilët u masakruan mizorisht 24 vite më parë nga dora barabare serbe në Sllovi të Lipjanit”, ka shkruar Krasniqi.

Kreu i PDK-së ka shtuar se së bashku me kolegë e bashkëpuntorë kanë bërë homazhe te varrezat e martirëve në Sllovi.

Krasniqi ka treguar se kanë bërë homazhe dhe në fshatin Tërboc pranë lapidarit të dëshmores Zylfije Gashi në përvjetorin e 24-të të rënies së saj.

“Nderimet më të larta për martirët e Sllovisë, për të gjitha viktimat e gjenocidit serb në Kosovë dhe për dëshmorët, të cilët u flijuan për ditët e bardha të lirisë që i jetojmë sot. E përjetshme qoftë lavdia për ta!”, ka theksuar Memli Krasniqi.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika