Krasniqi: Peticioni mënyra e vetme për largimin e kryetarëve në veri

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se peticioni është një metodë demokratike për largimin e kryetarëve të Komunave të Mitrovicës Veriore, duke përmendur nevojën për 20% të nënshkrimeve të qytetarëve për të nisur procedurat

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, lidhur me procesin e nismës së qytetarëve në komunat veriore për largimin e kryetarëve, ka thënë se peticioni konsiderohet si mënyra e vetme demokratike për largimin e tyre para përfundimit të mandatit.

“Ne kemi thënë se largimi i kryetarëve mund të ndodhë përmes proceseve edhe metodave demokratike, peticionin e kemi konsideruar sikur metodë e vetme demokratike për largimin e kryetarëve para afatit të përfundimit të mandatit të tyre. Duke e pasur në konsideratë situatën politike, pjesëmarrjen e vogël të qytetarëve në zgjedhjet e veriut, edhe unë besoj që nëse tash ka sukses peticioni, organizohet votimi për largimin ose jo të kryetarit, nëse qytetarët e  atyre komunave votojnë që 50 për qind plus një votues është për largimin e kryetarëve, atëherë sigurisht që do të ketë zgjedhje sipas ligjit për zgjedhje lokale”, ka deklaruar Krasniqi.

Në intervistën për emisionin FIVE, Krasniqi bërë të ditur se nënshkrimet e nevojshme për nisjen e procedurave janë 20% e qytetarëve të regjistruar në secilën komunë.

Ai ka përmendur numrat e qytetarëve të cilët kanë nënshkruar deri në atë moment në disa prej komunave.

“Sot të fundit që e pashë është mbi dikur rreth 1 mijë e 400 në Zveçan, është mbi 3 mijë në Mitrovicën e Veriut, është diku 2 mijë e diçka në kmunën e Leposaviqit”, ka thënë ai.

Ministri Krasniqi ka shtuar se kur këta qytetarë marrin shifrën e nënshkrimeve të kërkuara, ato dërgohen për verifikim, dhe nëse konstatohet se janë të vlefshme, atëherë organizohet votimi për të vendosur nëse kryetari duhet të largohet apo jo.

“Në momentin kur këta qytetarë sigurojnë shifrën e nënshkrimeve të kërkuara sipas udhëzimit administrativ 20 për qind, i dërgojnë tek kryesuesi i Kuvendit dhe ai këto nënshkrime i dërgon për verifikim. Dhe pastaj nëse konstatohet që këto nënshkrime janë të qytetarëve validë e komunës me të drejtë vote, atëherë organizohet edhe votimi”, ka thënë Krasniqi.

Po ashtu, ai ka theksuar gatishmërinë e Qeverisë për t’i zbatuar udhëzimet administrative dhe ligjin për vetëqeverisje lokale, ndërsa gjithashtu ka pohuar edhe mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme nëse peticioni ka sukses.

“Është e rëndësishme të vlerësohet pozitivisht gatishmëria e Qeverisë që udhëzimi administrativ, i cili bazohet në ligjin për vetëqeverisje lokale është tashmë funksional për shkak se gjashtë muaj pas miratimit të ligjit për vetëqeverisje lokale është dashur që të gjitha këto udhëzime administrative të jenë të qasshme dhe t’ua mundësojnë qytetarëve gëzimin e të drejtave të tyre sipas këtij ligji dhe Kushtetutës”, ka thënë ministri Krasniqi.

“Kjo është gatishmëri e jona, mirëpo proceset e tjera nuk janë në vullnetin tonë, por tash janë edhe procese demokratike, nëse 20  për qind e qytetarëve kërkon votim për largimin e kryetarit, atëherë nëse ka sukses, atëherë edhe do të kemi zgjedhje të parakohshme. Në rast se dështon ky votim edhe qytetarët në ato komuna që janë qytetarët me shumicë serbe votojnë të mos largohen kryetarët nga zyrat, atëherë peticioni mund të përsëritet pas 12 muajve, kështu e parasheh udhëzimi administrativ”, ka deklaruar tutje ai.

Ai gjithashtu ka theksuar mundësinë që grupi iniciues të kërkojë afat shtesë nëse nuk mund të mbledhin nënshkrimet brenda afatit të paracaktuar prej 30 ditëve.

“Nëse nuk mund t’i mbledhin nënshkrimet brenda 30 ditëve, grupi iniciues ka të drejtë të kërkojë nga kryesuesi afat shtesë që është plus 5 ditë”, ka deklaruar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika