Krasniqi: Plani evropian nuk i realizon kërkesat e Kosovës, përgjegjës është Kurti

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri i Kosovës, është përgjegjës për pamjaftueshmërinë e planit evropian

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së

Të pamjaftueshme e ka cilësuar planin evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Fajtor për mungesë të rezultateve pozitive në dialog, sipas të parit të PDK-së, është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Krasniqi, tha se me të marrë pushtetin, Kurti për një vit nuk e ka marrë seriozisht dialogun me Serbinë, takimet gjatë asaj kohe sipas tij, kanë qenë vetëm për konsum të brendshëm.

“Unë sot besoj se arsyeja që e kemi një marrëveshje të pamjaftueshme për Kosovën, e cila nuk i adreson dhe realizon kërkesat e Kosovës, në radhë të parë është përgjegjësi e Kurtit. Sepse në periudhën kur ai e ka marrë përgjegjësinë me udhëheq Kosovën, pothuajse 1 vjet nuk e ka bërë asnjë hap në drejtim të dialogut. Pastaj edhe në takimet që kanë ndodhur kanë qenë takime për konsum të brendshëm qoftë të Kurtit në Kosovë qoftë edhe Vuciqi në Serbi”, ka thënë ai.

Krasniqi, u shpreh se Kosova nën udhëheqjen e Kurtit, është dashur ta shfrytëzojë momentumin e krijuar në Evropë, i cili u krijua nga agresioni rus në Ukrainë.

Sipas tij, me këtë veprim ndikimi i Rusisë, është zbehur, teksa shtoi se Kosova është dashur ta shfrytëzonte në maksimum këtë gjë.

“Ajo që e shoh problematike edhe më tutje, si mungesë të përvojës dhe të racionalitetit dhe të aftësisë politike të Kurtit, është fakti që kur filloi lufta e paprovokuar agresionit rus në Ukrainë, u krijua një momentum i ri politik në Evropë, dhe padyshim ky momentum duhej të shfrytëzohej nga Kosova dhe kjo ka qenë ftesa dhe kërkesa jonë e vazhdueshme… Për të kërkuar dinamizim të dialogut apo përshpejtim”, ka thënë Krasniqi.

Kreu i PDK-së, u shpreh se gjithmonë për 12 vite dialog, është diskutuar për një marrëveshje finale ligjërisht të obligueshme, ku do të ishte në qendër njohja, kurse tash sipas tij, marrëveshja është e përkohshme dhe në qendër se ka njohjen por Asociacionin.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika