Krasniqi: Presidenti Ahtisaari, një figurë e paharrueshme në historinë e Kosovës dhe paqes në botë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur respektin duke kujtuar ish-presidentin finlandez, Martti Ahtisaari, i cili ndryshe nga karriera e tij e pasur në diplomaci, ndihmoi Kosovën në një moment shumë të rëndësishëm të historisë së saj

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, me rastin e vdekjes së ish-presidentit finlandez, Marti Ahtisaari, ka thënë se më 16 Tetorit, të gjithë shqiptarët po përjetojnë një moment të veçantë të kujtimit dhe respektit për një figurë të jashtëzakonshme të diplomacisë dhe paqes në botë.

President Martti Ahtisaari, një emër që do të kujtohet për gjithmonë në historinë e Kosovës dhe në shpëtimin e saj nga një konflikt i dhunshëm dhe i dhimbshëm.

Punën e presidentit Ahtisaari nuk mund ta vlerësojmë mjaftueshëm. Një karrierë e pasur dhe një kontribut i jashtëzakonshëm në promovimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë botën.

Por, është një rol i veçantë që ai ka luajtur në historinë e Kosovës që e bën atë një figurë të paharrueshme në sytë e shqiptarëve dhe të gjithë popullit kosovar.

“Një jetë kontribut për të sjellë paqe e stabilitet nëpër rajone të ndryshme të botës. Punën, empatinë dhe mbi të gjitha, kompasin e tij moral, pati fatin e mirë që ta përjetojë edhe Kosova”, ka thënë Krasniqi.

Presidenti Ahtisaari është i njohur si ish-i dërguari special i OKB-së për statusin e Kosovës. Ky post e dërgoi në zemër të një situate komplekse, ku paqja dhe stabiliteti duhej rindërtuar pas një konflikti të dhunshëm dhe pas viteve të luftës. Ai e bëri këtë me guxim, përkushtim dhe besim në vlerat e paqes dhe të drejtësisë.

Për shumë vjet, “presidenti Ahtisaari punoi ngushtë me autoritetet lokale dhe ndërkombëtare për të zhvilluar një plan të qëndrueshëm për statusin e Kosovës”.

Kështu “lindi ‘Plani Gjithëpërfshirës’, një dokument që përcaktoi rrugën drejt shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ky plan ishte një hap i madh përpara, që çoi në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga një numër i madh i vendeve në të gjithë botën”.

Por, presidenti Ahtisaari nuk ishte vetëm një diplomat i dallueshëm, ai ishte edhe një njeri me një kompas moral të fuqishëm. Ai nuk kishte “asnjëherë dyshime se kush ishte agresori dhe kush ishte viktima në rastin e Kosovës. Ai qe në anën e popullit kosovar edhe gjatë bombardimeve të NATO-s. Mesazhi i tij ishte i qartë dhe i vendosur: ‘Kosova është e pavarur dhe do të mbetet e tillë’”.

“Faleminderit për të gjitha, presidenti Ahtisaari! Gjithmonë do të kujtohesh në vendin tonë”, ka përfunduar Krasniqi.

Ndryshe, presidenti Martti Ahtisaari ka vdekur sot në orën 06:40 në Helsinki në moshën 86-vjecare.

Martti Oiva Kalevi Ahtisaari shërbeu si president i Republikës së Finlandës në vitet 1994–2000. Ai ishte presidenti i dhjetë i Finlandës. Para Presidencës së tij, ai ka mbajtur disa poste të rëndësishme në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe në Kombet e Bashkuara.

Pas presidencës së tij, Ahtisaari themeloi organizatën e respektuar të ndërmjetësimit të paqes CMI – Martti Ahtisaari Peace Foundation dhe punoi në negociatat ndërkombëtare të paqes dhe detyrat e ndërmjetësimit. Në shenjë mirënjohjeje për punën e tij afatgjatë për paqen, presidentit Ahtisaari iu dha Çmimi Nobel për Paqe në vitin 2008.

Njëherit, Ahtisaari ishte ndërmjetësuesi kryesor i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika