Krasniqi pret në takim Hovenierin: Qeveria Kurti e ka humbur kredibilitetin, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

"Sot, në selinë e PDK-së, kam pritur ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Situata aktuale politike, qëndrimet e PDK-së në raport me to dhe veprimet e nevojshme përpara, drejt rikthimit të Kosovës në kursin pa alternativë euro-atlantik, ishin tema të diskutimit tonë"

Krasniqi pret në takim Hovenierin: Qeveria Kurti e ka humbur kredibilitetin, vendi duhet të shkoj në zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka pritur gjatë ditës së enjte(sot) në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ata diskutuan për situatën aktuale politike, qëndrimet e PDK-së në raport me to dhe veprimet e nevojshme përpara, drejt rikthimit të Kosovës në kursin euroatlantik.

“Për PDK-në, siç kemi thënë nga fillimi, veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, të cilat përtej dëmtimit të progresit dhe imazhit të vendit, i sollën Kosovës edhe sanksione nga partnerët kryesorë ndërkombetarë, janë tërësisht të papranueshme. Ky nuk është vullneti i qytetarëve dhe ajo për të cilën ata kanë votuar, rrjedhimisht, Ambasadorit amerikan i shpreha qëndrimin që Kosova të mos vuaj masa ndëshkuese për shkak të kryeneçësisë politike të një individi”, ka thënë kreu i PDK-së pas takimit.

Krasniqi ka thënë se PDK-ja vlerëson se qeveria aktuale e ka humbur rrugën e duhur, njëkohësisht edhe kredibilitetin e saj, prandaj, ai ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme janë alternativa e vetme.

“Ambasadorin amerikan e falënderova për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm në interes të shtetit dhe qytetarëve tanë dhe e sigurova se PDK do të angazhohet fuqishëm që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të luaj rrolin e saj konstruktiv në shërbim të këtij interesi”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika