Krasniqi pret reflektim nga Qeveria: Asociacioni po del të jetë kusht për anëtarësim në KiE

Deputetja nga LDK, Rrezarta Krasniqi, pret reflektim nga ana e Qeverisë për shkak se siç thotë ajo themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, po del të jetë një kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, në kritikat e saj për Qeverinë aktuale të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, thotë se e njëjta do të mbahet mend si qeveria më e korruptuar e me më së shumti skandale.

Në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Krasniqi ka theksuar se kryeministri Kurti nuk ka korrur asnjë sukses në këto tre vjet qeverisje.

“Kjo qeveri do të mbahet mend si qeveria më e korruptuar, qeveria që ka pasur më së shumti skandale. Është ky kryeministër që krejt proceset integruese i ka kthyer mbrapa. Kryeministri Kurti nuk e ka asnjë sukses”, tha ajo.

Deputetja nga LDK pret reflektim nga ana e Qeverisë për shkak se siç thotë ajo themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, po del të jetë një kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Presim që Qeveria të reflektojë. Asociacioni po del të jetë kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE. E kemi harruar njohjen reciproke. Po bisedojmë për dinarin, për çështje që nuk është dashur të ulemi në tavolinë për këto gjëra. Është qeveria e vetme që gjithçka ka mbajtur mbyllur, nuk ka pasur aspak transparencë sa i përket proceseve integruese… “, shtoi më tej ajo.

Krasniqi e konsideron shqetësuese punësimin e “familjarëve” të anëtarëve të Listës Guxo dhe Lëvizjes Vetëvendosje nëpër institucionet e Kosovës.

“Krejt Kuvendi, krejt Qeveria është nën hetime. Do t’i intervistojmë të gjithë ata që janë punësuar si anëtarë të Listës Guxo, LVV-së. Në MPJD nuk është në rregull. Në një ambasadë ka që punojnë 2 familjarë, edhe burri edhe gruaja, ka emërime nëpër krejt ambasadat nga Lista Guxo. Kanë ardhur në pushtet me atë që familjarët mbesin për ahengje e tash familjarët e tyre janë të punësuar nëpër institucione të ndryshme të Kosovës. Kjo është shqetësuese. Nëse zëvendëskryeministri del edhe thotë mundet të ketë luftë, ai ka dështuar në dialog. Sepse ai është kryenegociatori kryesor. Është dashur të dakordohen më herët me aleatët tanë. Rasti në Banjskë u harrua”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës Muhamet Hyseni zyrtarizohet tek AC...

Të verdhit e rrezikshëm siç njihen në futbollin danez “AC Horsens” kanë arritur të bëjnë goditje të rëndësishme për afatin e ri kalimtar të...

Fermeri 74 vjeçar i shtëpisë së të moshuarve e funksionalizon...

Domate, speca, tranguj, kunguj e plot lloje të tjera perimesh janë të gjeturat e stinës në këtë serrë, mu në zemër të kryeqytetit. Ajo gjendet...

Shefja e katalunasve në Parlamentin e Spanjës: S’do të ndalemi...

Partia katalunase “Junts per Catalunya” kanë marrë një iniciativë në Parlamentin e Spanjës për t’i kërkuar Qeverisë së Spanjës njohjen e pavarësisë së Kosovës...

Të fundit nga rubrika