Krasniqi: Procesi i themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar mund të vonohet por jo të ndalet

Pas bllokimit nga ana e shumicës parlamentare për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se ky proces mund të vonohet por jo edhe të ndalet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se procesi i themelimi të Komisionit Hetimor Parlamentar mund të vonohet por jo edhe të ndalet.

Kështu është shprehur ai gjatë një konference për media, pas bllokimit nga ana e shumicës parlamentare për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Përkundër këtij instistimi të pushtetit për ta mbajtur fshehtë krejt atë se çfarë ka ndodhur për muaj të tërë sot iu themi se arroganca e numrit të pushtetit nuk do të mund ta mbajë të fshehur të vërtetën e cila duhet të dalë në dritë. Sot është evidente se qeveria Kurti po bën çdo përpjekje për të pamundësuar hetimin parlamentar”, është shprehur ai.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Sipas tij, është hera e parë në historinë parlamentare të Kosovës që pushteti i shumicës “e shkel brutalisht të drejtën e pakontestueshme për hetim parlamentar si një e drejtë Kushtetuese dhe ligjore për të mbikqyrur punën e qeverisë dhe institucioneve tjera”.

Ai ka theksuar se kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, përmes deputetëve të LVV-së për herë të dytë e bllokoi miratimin dhe themelimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me krizën energjetike në vend.

“Pyetja e parë që në këtë rast sot përsëri imponohet është se çfarë janë duke fshehur nga opinioni publik që me kaq bindje po e shkelin ligjin dhe kushtetutën vetëm për të pamundësuar nxerrjen e të vërtetës në dritë”, ka pyetur Krasniqi.

Teksa ka shtruar pyetje drejt qeverisë, se nëse nuk ka se çfarë të fshihet, i pari i PDK-së ka kërkuar arsyen për bllokimin e themelimit të këtij komisioni.

“Çfarë shkelje e çfarë krimesh potenciale po mbrojnë me këtë insistim kundër hetimit parlamentar? Pse kryeministri Kurti po e pengon hetimin e rastit të faljes së mbi 100 miliionë taksave të qytetarëve për KEDS-in, pastaj hetimin e rritjes së paligshme të tarifave nga ana e ZRRE-së, punësimet familjare dhe partiake në KEK, shitjen e rrymës me çmim nën çmimin e tregut, por edhe blerjen e rrymës me çmime përtej çmimeve të tregut në kohën e krizës gjatë dimrit?

Ai ka theksuar se do të jenë të pranishëm në kuvend gjatë seancave të ardhshme, por që nuk do të votojnë në asnjë çështje.

“Nuk do të votojmë për asnjë pikë të rendit të ditës, për asnjë ligj, për asnjë çështje që do të vijë në seanca pa u themeluar komisioni hetimor sepse ne këtu nuk jemi duke e mbrojtur vetëm një të drejtë por edhe një traditë parlamentare që e kemi tash e 20 vjet”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Ndryshe, vetëm 33 deputetë të Kuvendit të Kosovës, votuan për themelimin e komisionit për hetim parlamentar në lidhje me energjinë.

Edhe pse Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i dha mbështetje kërkesës së opozitës për themelimin komisionit për energji, kjo nuk ia ndërroi mendjen deputetëve të pozitës.

Si pasojë e kësaj, tri partitë opozitare, PDK, LDK e AAK kanë lëshuar sallën në shenjë revolte ndaj mosvotimit të komisionit.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje, ka akuzuar partitë opozitare se në mënyrë të kundërligjshme po tentojnë formimin e Komisionit Hetimor për Energji.

Shefja e Grupit Parlamentar të kësaj partie, Mimoza Kusari, ka thënë se në parim nuk janë kundër këtij komisioni, por që sipas saj kjo duhet të bëhet në mënyrë të ligjshme

 Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, bashkë me anëtarin e VV-së Adnan Rustemi, e kanë quajtur përpjekje të kundërligjshme tentimin e opozitës për ta miratuar themelimin e komisionit hetimor të energjisë.

Në një konferencë për media, Kusari tha se nuk janë kundër themelimit të këtij komisioni, porse sipas saj kjo nuk bëhet nëse opozita i fyen e i akuzon ata.

VV: Opozita dëshiron ta miratojë komisionin hetimor në mënyrë të paligjshme

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika