Krasniqi: Qeveria Kurti i la anash rritjes së pagës minimale personat me aftësi të kufizuara
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se Qeveria Kurti në projektligjin për rritjen e pagës minimale nuk parasheh lidhjen e saj me pensionin për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër. Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, Krasniqi ka shkruar se një gjë të tillë, Qeveria Kurti e […]





Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se Qeveria Kurti në projektligjin për rritjen e pagës minimale nuk parasheh lidhjen e saj me pensionin për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër.
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, Krasniqi ka shkruar se një gjë të tillë, Qeveria Kurti e ka bërë me arsyetimin se personave me aftësi të kufizuar u është përmirësuar gjendja.
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, avokojmë për mobilizim institucional e shoqëror në përkrahjen për dinjitet, të drejta të barabarta dhe përmirësim të mirëqenies së kësaj kategorie. Në vend të kësaj, fatkeqësisht në Kosovë, nevojat e këtyre personave janë lënë anash. Qeveria Kurti në projektligjin për rritjen e pagës minimale nuk parasheh lidhjen e saj me pensionin për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, duke larguar nga kompensimi edhe përcjellësit e këtyre personave me arsyetimin se u është përmirësuar gjendja”, ka shkruar Krasniqi.
Sipas Krasniqit, integrimi i personave me aftësi të kufizuar duke u ofruar mundësi punësimi, mbështetje financiare dhe infrastrukturore duhet të jetë objektiv shtetëror prioritar.




















