Krasniqi-Qeverisë: Qytetarëve u keni dhënë nga 100 euro, pas dy dite ua keni marrë përmes faturave të rrymës

“.. Subvencionimin e keni pasë transfer, u keni dhënë para KEDS-it e KESCO-s përmes qytetarëve, u keni dhënë nga 100 euro pensionistëve, fëmijëve, studentëve u keni marrë pas dy dite përmes faturave të rrymës. Qytetarët i keni përdorë si urë lidhëse”, ka deklaruar kreu i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka kritikuar qeverinë e Kosovës për faturat e larta të energjisë elektrike duke thënë se këto çmime kanë tmerruar çdo familje në Kosovë.

Ai në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës ka thënë se subvenciomi i qeverisë ka qenë si një lloj transferi që përmes qytetarëve të rriten të hyrat e KEDS-it dhe KESCO-s.

“Në mënyrë jo normale, faturat e muajit të kaluar kanë tmerruar secilën familje në Kosovë, sot dëgjojmë përfaqësuesit e qverisë duke treguar një realitet tjetër. Subvencionimin e keni pasë transfer, u keni dhënë para atyre përmes qytetarëve, u keni dhënë nga 100 euro pensionistëve, fëmijëve, studentëve u keni marrë pas dy dite përmes faturave të rrymës. Qytetarët i keni përdorë si urë lidhëse”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, mbështetja e qeverisë karshi bllok-tarifës është banalitet dhe cilësohet pabarazi sociale.

“Me dalë me mbrojtë bllok-tarifën kinse ësthë drejtësi sociale është banalitet, është më mirë të dilni e të thoni kemi qëndrim ideologjik. Por bllok-tarifa është pabarazi sociale sepse nuk ka mundësi të barabarta, një qeveri normale duhet të punojë të krijojë mundësi të barabarta. Është pabarazi sociale që e keni instaluar ju, po flasim për produkt esencial, nuk jetohet pa energji, sikur ushqimet është, me logjikën e juaj ju duhet të na bëni edhe racionimin e ushqimeve”, ka vijuar ai.

Ai ka kritikuar qeverinë edhe për fshehje të hetimit për rezervat shtetërore duke thënë se kjo skemë është kriminale e korruptive që në krye e ka
Martin Berishajn.

“E keni fshehur hetimin parlamentar për rezervat shtetërore, është krim i organizuar, në krye me Martin Berishajn. Kjo nuk bëhet pa dijeninë e kryeministrit. Shumica dërrmuese as nuk e dinë as nuk besojnë që është, faktet i keni para syve, vetëm hi mos u hedhni në sy të qytetarëve”.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika