Krasniqi: Raporti i DASH-it shpërfaq dështimin e Qeverisë Kurti për të ndërtuar institucione kredibile

Me Kurtin në qeverisje dhe Martinin si simbol të saj – raportet për Kosovën do të vazhdojnë të përkeqësohen vazhdimisht, ka thënë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, teksa e ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën, ka thënë se ky i fundit shpërfaq dështimin e Qeverisë Kurti për të ndërtuar institucione kredibile, të përgjegjshme dhe të pakorruptuara në njërën anë, dhe në anën tjetër, dështimin për krijuar një ambient ku vajzat dhe gratë janë të sigurta.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka theksuar se me Kurtin në qeverisje dhe Martinin si simbol të saj – raportet për Kosovën “do të vazhdojnë të përkeqësohen vazhdimisht”.

“Raporti fakton korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin e rasteve të tilla, mungesën e hetimit dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, përfshirë dhunën në familje apo dhunën seksuale, dhe ngre shqetësimin se si zyrtarë të korruptuar vazhdojnë të mbajnë pozicione të larta në sektorin publik”, shkroi Krasniqi.

Sipas tij, kjo është historia e vërtetë e kësaj Qeverie, e cila, në dy vitet e fundit ka prodhuar “vetëm skandale që kanë prekur të gjithë sektorët: qeverisjen, ekonominë, shëndetësinë, arsimin, diplomacinë e sigurinë”.

Padyshim, si emërues i përbashkët i cili vulos të gjitha këto gjetje që karakterizojnë Qeverinë Kurti, siç thotë Krasniqi mbetet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

“Berishaj, përkundër raportimeve, fakteve dhe akuzave, vazhdon të mbetet në detyrë pa dhënë asnjëherë llogari për miliona euro të shpërdoruara e të dyshimta”, shtoi Krasniqi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika