Krasniqi rikujton vendimin e GjND në Hagë: Shpallja e pavarësisë është suksesi ynë më i madh historik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka rikujtuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, duke thënë se duhet të jemi krenar për përjetësisht vullnetin dhe përpjekjen për shtetformim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka rikujtuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagës, duke  thënë se “shpallja e pavarësisë është suksesi ynë më i madh historik”.

“Si sot, 13 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”, ka shkruar Krasniqi.

Më tutje ai ka thënë se duhet të jemi krenar për përjetësisht vullnetin dhe përpjekjen për shtetformim.

“Prandaj, edhe sot, kujtojmë dhe nderojmë sakrificën e madhe ndër breza të popullit tonë dhe luftën e shenjtë e çlirimtare të UÇK-së”, ka shtuar ai.

“Me vullnetin dhe përpjekjen për shtetformim të një lidershipi vizionar, në koordinim me miq e aleatë e jo kundër tyre, me dashuri e përkushtim për të ardhmen e sigurt të fëmijëve tanë dhe jo duke e rrezikuar atë”, ka përfunduar i Pari i PDK-së.

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika