Krasniqi: Rinia është fuqia dhe garanca e ndryshimeve pozitive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se rinia është fuqia dhe garanca e ndryshimeve pozitive në shoqërinë e vendit

“Rinia është fuqia dhe garanca e ndryshimeve pozitive në shoqërinë tonë”.

Kështu është shprehur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, gjatë një tubimi të organizuar nga kjo parti në komunën e Gjilanit.

“Kënaqësi të qëndroj në mesin e të rinjve të mirë të Gjilanit, të cilët janë bërë pjesë e platformës zgjedhore të Rinisë Demokratike të Kosovës. Në tubimin madhështor që kanë organizuar sot, të rejat dhe të rinjtë e Rinisë Demokratike të Kosovës në Gjilan zgjodhën për kryetar Qëndrim Qerimin, student i dalluar i stomatologjisë. Bashkë me kolegët që morën sot besimin për ta udhëhequr Rininë Demokratike të Kosovës në Gjilan, Qëndrimi do të përkushtohet për ta vënë potencialin e tyre në shërbim të qytetarëve dhe qytetit të tyre”, ka shkruar ai në Facebook.

Se rinia është një ndër asetet kryesore të Kosovës e kanë thënë edhe krerët e institucioneve të vendit.

Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm i Kuvendit të Kosovës, në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) ka organizuar të martën e 15 nëntorit tryezë diskutimi rreth Perspektivës Demografike të Kosovës në Botën e Mundësive të Pafundme, me rastin e shënimit të Ditës së 8 miliardë banorëve në botë.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka qenë pjesëmarrës në këtë tryezë, i cili ka thënë se tema për të cilën po diskutohet është tejet e rëndësishme, pasi, siç tha ai, një prej aseteve kryesore që ka Kosova është popullata e saj.

Konjufca ka shtuar se vendi do të angazhohet që nëpërmjet mekanizmave që ka në dispozicion, të kontribuojë në nxitjen e bashkëpunimit ndërsektorial, për të kuptuar dhe adresuar nevojat e grupeve të ndryshme demografike të Kosovës.

“Institucionet e Kosovës në përgjithësi duhet të miratojnë ligje dhe politika të cilat sigurojnë barazi dhe gjithëpërfshirje, nxisin zhvillimin e qëndrueshëm dhe kujdesen për personat dhe familjet në nevojë”, ka thënë Konjufca.

Kreu i Kuvendit ka shtuar se rinia e Kosovës është një ndër asetet kryesore të saj, por që duhet punuar që ajo të ruhet.

“Kosova çdo vit është më pak e re dhe këtë duhet ta kemi në vëmendje. Shtetet bëjnë përpjekje që ta ruajnë popullsinë e tyre, prandaj edhe Kosova duhet të bëjë këtë”, ka shtuar kryetari Glauk Konjufca, duke theksuar se për këtë qëllim nevojitet hartimi i një plani nacional e gjithëpërfshirës.

I pari i legjislativit kujtoi se në vitin 1981 Kosova kishte 2 milionë banorë, ndërsa në regjistrimin e fundit të popullsisë në vitin 2011 kishte 1.6 apo 1.7 milionë banorë.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika