Krasniqi: Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga ana e Qeverisë dhe ZRrE-së ka qenë e padrejtë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është shprehur i lumtur pasi Gjykata e Apelit të mërkurën e 18 majit, e vërtetoi se shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike për familjet në Kosovë ka qenë vendim i paarsyeshëm

Memli Krasniqi (PDK)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Kransiqi, ka thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike nga ana e Qeverisë dhe ZRrE-së, ka qenë një vendim i padrejtë për familjet kosovare.

“Sot, kemi mirëpritur vendim e Gjykatës së Apelit, përmes së cilit është rikonfirmuar se ai vendim ka qenë edhe i kundërligjshëm”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi përmes një postimi në median sociale Facebook, është shprehur i lumtur pasi shumë familje janë lehtësuar nga kjo barrë.

“Jam shumë i lumtur që qëndrimi ynë parimor për ligjshmëri e në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve si konsumatorë, sot i ka lehtësuar nga barra e atij vendimi rreth 450 mijë familje kosovare” ka shtuar Krasniqi.

Ai është shprehur edhe falendërues për të gjithë ata që kanë besuar në mbrojtjen e interesit publik dhe qytetarëve si konsumatorë.

Ndër të tjera, ai është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës do të jetë gjithmonë në anën e qytetarëve, kurdo që mund të ketë padrejtësi nga pushteti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika