Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është solidarizuar me punëtorët e sektorit privat të cilët po protestojnë sot kundër rritjes së çmimit të energjisë për bizneset.

Krasniqi ka thënë se bllokada institucionale nga Lëvizja Vetëvendosje po ua pamundëson që të ndërmarrin veprime në mënyrë ligjore për anulimin e këtij vendimi të padrejtë.



“Dëshiroj që të shpreh solidaritetin me punëtorë të shumtë që sot edhe një herë po protestojnë për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike për mbi 1300 biznese të Kosovës, rritje kjo e cila po rrezikon edhe punën dhe mirëqenien e mbi 140 mijë të punësuarve në sektorin privat”, tha lideri i PDK-së.