Krasniqi: S’kam bërë marrëveshje me Kurtin, para tij takova edhe kolegët e opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në “Debat Plus”, ka folur mbi takimin e tij të fundit me kryeministrin Albin Kurti, duke mohuar kategorikisht se është arritur ndonjë marrëveshje në mes tyre

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka mohuar se ka pasur ndonjë marrëveshje me kryeministrin Albin Kurti në takimin e tyre të fundit, duke theksuar se takimi ishte thjesht për të diskutuar për zgjedhje të parakohshme.

Ai gjithashtu ka theksuar se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe ka propozuar datën 9 qershor për këtë proces, duke shprehur mbështetjen për Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër nga partia e tij.

Krasniqi vlerëson që bashkimi i opozitës është kryesor për të arritur këtë qëllim.

“Nuk është e vërtetë, e para e punës për t’u arritur një dakordim të kërkesës sonë… Unë nuk i hezitoj takimet më askënd, ne jemi oponentë politikë, por edhe në situata të kaluara ne me oponentë kemi bërë edhe marrëveshje. Sot apo para dy ditëve ne nuk kemi bërë asnjë lloj marrëveshje. Kurti e ka bërë ftesën për të biseduar për agjendën legjislative, unë e bëra të qartë që po shkoj për zgjedhje, për çfarë po flasim sot? Për agjendën e kemi përmend nga pak. Por çfarë do të diskutohet në vijim, është vetëm një temë e rëndësishme, është mënyra dhe shpresoj unë arritja e pajtueshmërisë së gjerë politike për të shkuar në zgjedhje”, ka thënë Krasniqi.

Kreu i PDK-së ka treguar se ka pasur fillimisht edhe takime me kolegët e tij të opozitës, duke përfshirë secilin prej tyre, për të ndërmarrë një iniciativë opozitare për shkuarjen drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk e kam takuar Kurtin të parin, i kam takuar kolegët e opozitës para tij, secilin prej tyre, dhe u kam kërkuar që të bëhemi bashkë si iniciativë opozitare që të kërkojmë shkuarjen drejt zgjedhjeve të parakohshme. Unë e konsideroj njeriun më të duhur Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër. E kam propozu datën 9 qershor për zgjedhje të parakohshme”, ka deklaruar ai në “Debat Plus”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika