Krasniqi: Sot, në Ditën e Eksodit Shqiptar të Kosovës, shprehim falënderime për të gjithë shqiptarët që na pritën krahëhapur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar 25-vjetorin e Eksodit Shqiptar të Kosovës, shpreh falënderime të përzemërta për të gjithë ata shqiptarë që na pritën krahëhapur e me zemrën plot

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kujtuar 25-vjetorin e Eksodit Shqiptar të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se, krahas dhembjes për përjetimet e hidhura të asaj shpërnguljeje, “shpreh falënderime të përzemërta për të gjithë ata shqiptarë që na pritën krahëhapur e me zemrën plot”.

“Mbi një milion shqiptarë, 25 vjet më parë, u dëbuan me forcë nga Kosova. Shtëpitë e qytetarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut u bënë edhe shtëpitë e vëllezërve e motrave të tyre nga Kosova, të dëbuar me dhunë e terror nga forcat serbe”, ka shkruar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika