Krasniqi sqaron pse nuk e ka vizituar Kullën e Jasharëve pas homazheve në Prekaz

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Mungesa e vizitës nga kreu i PDK-së në familjen Jashari, gjatë datave pesë, gjashtë dhe shtatë mars, kishte ngjallur debat në media dhe rrjete sociale.

Por, Krasniqi ka sqaruar se nuk ka pasur ndonjë arsye për mosvizitën e tij. Ai tha se familjen Jashari, PDK nuk e ka vizituar as para një viti e as në vitet e tjera.

Ai është shprehur se nuk është në traditën e kësaj partie ta vizitojnë familjen e Jasharëve.

“Kemi shkuar sikur që shkojmë çdoherë, ne nuk shkojmë në Kullë, s’kemi shkuar as këtë vit, as të kaluarin as para pesë viteve. Shkojmë të japim respektin te varri i Adem Jashari, Shaban Jashari, Hamëz Jasharit dhe 59 në total, njerëzve që janë heronj më të denjë të shtetësisë së Kosovës. Tendenca me interpretu pastaj pse ke qenë atje e jo atje, është diçka për mendimin tim e pavlerë, me thënë të drejtën nuk e paskam menduar, sepse nuk e kemi pjesë të traditës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se raportet me familjen Jashari janë të korrektësisë më të madhe, të respektit maksimal kombëtar e politik partiak.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika