Krasniqi takohet me ambasadorin e Francës, ia shpalos kriteret e PDK-së për marëveshjen finale me Serbinë
I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kraniqi, është takuar me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ku kanë diskutuar për situatën aktuale politike ne Kosovë dhe zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës. Krasniqi ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen qe po i ofron Franca në procedurën lidhur me vendimin pozitiv për […]
I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kraniqi, është takuar me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ku kanë diskutuar për situatën aktuale politike ne Kosovë dhe zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës.
Krasniqi ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen qe po i ofron Franca në procedurën lidhur me vendimin pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Në takimin e zhvilluar sot me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, diskutuam për situatën aktuale politike në vend, zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit, duke përfshirë procesin zgjedhor të caktuar për fundin e këtij muaji. Ambasadorit Guérot i shpreha mirënjohjen time për Francën për mbështetjen e ofruar në procedurën lidhur me vendimin pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ak shrkaur Krasniqi në Facebook.
Ai në këtë takim bëri të ditur se ka theksuar pesë pikat e PDK-së për marrëveshje finale në kuadër të dialogut Kosovë Serbi.
“Në këtë takim, ripërsërita pesë pikat e propozuara nga unë dhe Partia Demokratike e Kosovës për marrëveshjen finale në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi. Ruajtja e karakterit unitar të shtetit të Kosovës sipas rregullimit aktual kushtetues, njohja formale nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së, nisja e procesit të anëtarësimit në NATO përmes pjesëmarrjes në “Partneritet për Paqe” si hap i parë, marrja e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE dhe njohja e ndërsjellë – duhet të jenë shtyllat bazë të kësaj marrëveshjeje”, ka theksuar pesë pikat Krasniqi.
Ai në këtë takim mori urimet e ambasadorit Guérot, për anëtarësimin e PDK-së në Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE).















