Krasniqi takohet me homologun e tij në Jerusalem, zotohen për thellim të bashkëpunimit

Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi në takimin me homologun e tij, Esawi Frej në Jerusalem ka thënë se ka pasur diskutime të frytshme dhe përmbajtësore me të, kështu duke u zotuar për bashkëpunim në mes të dy vendeve

Pamje nga takimi





Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi në margjinat e konferencës “Muni World 2022” që po mbahet në Izrael është takuar me ministrin e bashkëpunimit Regjional, Esawi Frej.

Ministri Krasniqi ka thënë se ka pasur diskutime të frytshme dhe përmbajtësore me të, kështu duke u zotuar për bashkëpunim në mes të dy vendeve.

“Kënaqësi të takoj mikun tim Ministrin e Bashkëpunimit Regjional, Esawi Frej. Diskutime të frytshme dhe përmbajtësore lidhur me thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ndër të tjera ai ka bërë të ditur se do të zhvillojë takime me qëllim të përafërimit të Komunave të Kosovës me Komunat e Izraelit duke synuar shkëmbimin e përvojave për zhvillimin ekonomik lokal, inovacionin dhe ofrimin e shërbimeve kualitative për qytetarët.

Tutje ai ka thënë se në këtë konferencë po qëndron me ftesë të Kryetarit të Qytetit të Jerusalemit, Moshe Lion dhe Kryetarit të Federates së Autoriteteve Lokale në Izrael, Haim Bibas.





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika