Krasniqi takohet me përfaqësues të Institutit Ndërkombëtar Republikan

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me përfaqësues të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi,  këtë të hënë i ka pritur në takim Marta Onoraton dhe Arbër Goranin nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI)

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi njoftoi se në këtë takim kanë diskutuar për bashkëpunimin disavjeçar mes tyre

“Përfaqësuesit e IRI-t i falënderova për angazhimin e vazhdueshëm të kësaj organizate në mbështetjen e vizionit të PDK-së për fuqizimin e grave dhe rinisë në vendimmarrje”, thuhet në postimin e Krasniqit.

Tutje Krasniqi ka shkruar se Onorato dhe Gorani e kanë njoftuar me projektet e vitit 2023 dhe se si kryetar i PDK-së është zotuar se partia e tij do të jetë aktiv dhe të përgjegjshëm në përforcimin e bashkëpunimit dypalësh.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika