Krasniqi takohet me Viola von Cramon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka kërkuar Raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon që vazhdojë avokimin konsistent të saj në përmbylljen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës





Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njfotuar se është takuar me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon gjatë vizitës në Bruksel.

Më tej, Krasniqi ka treguar se Von Cramon kanë diskutuar për situatën aktuale në Kosovë edhe për zhvillimet në rajon.

“U dakorduam për rëndësinë e miratimit së fundmi nga Parlamenti Evropian të rekomandimit për Strategjinë e Re të BE-së për Zgjerim”.

“Lëvizja e lirë e qytetarëve tanë në zonën Shengen, si e drejtë e merituar prej vitesh, duhet të jetësohet shpejt dhe pa kushte shtesë”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje Krasniqi, i ka kërkuar eurodeputetes Cramon që “vazhdojë avokimin konsistent të saj në përmbylljen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika