Krasniqi takon ambasadorët evropianë, flasin për zhvillimet e fundit në vend

Krasniqi në takim me ambasadorët ka thënë se PDK-ja do të luajë rolin e saj konstruktiv, që i shërben interesit qytetar dhe së ardhmes euroatlantike të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK) Memli Krasniqi, ka pritur në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde dhe atë të Italisë, Antonello De Riu, ku kanë diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në vend, me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se PDK-ja do të luajë rolin e saj konstruktiv që i shërben interesit qytetar dhe së ardhmes euroatlantike të Kosovës.

“Ambasadorët evropianë i falënderova për përkushtimin dhe kontributin e tyre në kultivimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe i sigurova se edhe sot, kur Kosova po kalon nëpër sfida të natyrave të ndryshme, PDK do të luaj rolin e saj konstruktiv”, ka shkruar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika