Krasniqi takon ambasadorin italian: Partitë duhet të përkushtohen për një Kosovë më të mirë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, takoi ambasadorin italian në vend, Antonello De Riu, ku diskutuan mbi zgjedhjet e 9 shkurtit dhe rëndësinë e institucioneve të forta për të ardhmen e Kosovës Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi theksoi rëndësinë e unitetit politik dhe përkushtimit të të gjitha partive për të ardhmen e Kosovës, pavarësisht dallimeve […]
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, takoi ambasadorin italian në vend, Antonello De Riu, ku diskutuan mbi zgjedhjet e 9 shkurtit dhe rëndësinë e institucioneve të forta për të ardhmen e Kosovës
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi theksoi rëndësinë e unitetit politik dhe përkushtimit të të gjitha partive për të ardhmen e Kosovës, pavarësisht dallimeve ideologjike.
Gjithashtu, kryetari i PDK-së shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Italia ka ofruar për Kosovën.
“Sot prita në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu. Diskutuam për zgjedhjet demokratike të 9 shkurtit dhe rëndësinë e institucioneve të forta për të ardhmen e vendit.
Pavarësisht pozicioneve politike, të gjitha partitë duhet të mbeten të përkushtuara për një Kosovë më të mirë dhe më të zhvilluar. Mirënjohës për miqësinë dhe mbështetjen e Italisë ndaj Kosovës!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.















