Krasniqi takon Hovenierin, thekson nevojën e ruajtjes së partneritetit me ShBA-në

"..Theksova se është thelbësore ruajtja dhe thellimi i partneritetit me ShBA-të – kryealeatin strategjik të Kosovës", ka shkruar kreu i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeffrey Hovenier, me të cilin ka thënë se kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend.

“Në prag të shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke vlerësuar lart mbështetjen e pakusht e të parezervë të ShBA-ve në rrugëtimin e gjatë të vendit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit, theksova se është thelbësore ruajtja dhe thellimi i partneritetit me ShBA-të – kryealeatin strategjik të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Krasniqi ka shkruar se PDK-ja do të vazhdojë të angazhohet në këtë drejtim, të luajë rol konstruktiv në avancimin e raporteve të mira me ShBA-në.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika