Krasniqi takon Sarrazin: Për PDK-në është tejet e rëndësishme që BE-ja t’i heqë sanksionet ndaj Kosovës
Në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari Memli Krasniqi ka pritur sot të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Zhvillimet politike në vend dhe rajon ishin tema të diskutimit, për të cilat, shkëmbyen qëndrimet e të dyja palëve, njofton Krasniqi përmes një postimi në Facebook. “Për PDK-në, përtej papërgjegjësisë së Qeverisë […]
Në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari Memli Krasniqi ka pritur sot të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Zhvillimet politike në vend dhe rajon ishin tema të diskutimit, për të cilat, shkëmbyen qëndrimet e të dyja palëve, njofton Krasniqi përmes një postimi në Facebook.
“Për PDK-në, përtej papërgjegjësisë së Qeverisë së Kosovës, është tejet e rëndësishme që Bashkimi Evropian t’i heqë sanksionet ndaj Kosovës, nga të cilat, po vuajnë më së shumti qytetarët tanë”, shkroi ai.
Sipas tij, PDK me bashkëpunim dhe përgjegjësi, do të angazhohet të ruajë interesin e shtetit, të qytetarëve dhe perspektivën e saj evropiane.















