Krasniqi takon Taravarin, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë e Maqedoni të Veriut

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, të martën e 10 janarit është takuar me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarin, me të cilin ka diskutuar për gjendjen aktuale politike, zhvillimet në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, të martën e 10 janarit është takuar me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarin, njëherësh kryetar i komunës së Gostivarit.

Gjatë këtij takimi, Krasniqi përmes një njoftimi në Facebook, ka thënë se është diskutuar për gjendjen aktuale politike, zhvillimet në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Pos këtyre temave, Krasniqi ka thënë se bashkë me Taravarin kanë diskutuar edhe për rolin e faktorit politik shqiptar në Maqedoni të Veriut.

“Kisha kënaqësinë që, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, ta takoj kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, mikun tim Arben Taravari, njëherit kryetar i Komunës së Gostivarit, të cilin e mirëprita në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në këtë takim diskutuam për gjendjen aktuale politike, zhvillimet në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, si dhe rolin e faktorit politik shqiptar atje”, ka shkruar Krasniqi.

Në anën tjetër, kreu i PDK-së ka theksuar se është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve.

“Folëm edhe për planet dhe objektivat që mëtojmë t’i përmbushim përgjatë këtij viti, si dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy partive dhe dy vendeve. PDK mbetet përherë e përkushtuar në kultivimin e raporteve tona të mira vëllazërore”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika